Ecuria të tjerë, të cilët specifikohen sipas vendit

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri karakterizohet nga një tendencë rënëse, e cila është pasojë e normës së lartë të papunësisë afatgjatë, tregut informal dhe mospërputhjes së plotë të politikave qeveritare me realitetin ekonomik. Përgjatë 25 viteve të tranzicionit, Shqipëria ka kaluar një sërë vështirësish në kuadër të konsolidimit të plotë ekonomik dhe shtetëror. Shumë probleme vijojnë të jenë prezente si pasojë e një sërë shkaktarësh. Një prej elementëve më të përfolur në media, forume, debate publike apo dhe përballje qeveritare, lidhet me punësimin dhe tregun e punës. Sipas burimeve të ndryshme ekonomike, të cilat kanë trajtuar këtë problem, si në rang kombëtar, por edhe më gjerë në rang rajonal, kanë dalë në perfundimin se trendi i tregut të punës në Shqipëri dhe rajon, është rënës. Duke qenë se fokusi i kësaj eseje është Shqipëria, atëhere do të analizohen disa prej elementëve kyç që shpjegojnë këtë ecuri përgjate gjashtë viteve të fundit.Fillimisht një prej faktorëve më influencues që mund të përmendim është norma e të papunëve afatgjatë, e cila cilësohet si një element i rëndësishëm dhe nga autori Mankieë në librin e tij “Macroeconomics”. Kjo normë tregon përqindjen e forcës së punës që ka qenë e papunë për një përiudhë më shumë se 1 vit. Sipas një raporti të publikuar nga Ëorld Bank Group dhe The Vienna Insitute for International Economic Studies, të titulluar “Ëestern Balcans Labor Market Trends 2017” shprehet qartë se rajoni perëndimor i Ballkanit ka trend rënës për shkak të normës së lartë të papunwsisë dhe një sërë faktorësh të tjerë, të cilët specifikohen sipas vendit përkatës. Grafiku i mwposhtwm iluston ecurinw e kwsaj norme nw Shqipwri nga viti 2010 deri nw 2016. Grafiku 1 Burimi: South Eastern Europe Jobs Gateëay DatabaseGrafiku 2 Burimi: Instituti i StatistikaveGrafiku 3 Burimi: Nga grafiku vërehet se kjo normë është relativisht e lartë në kushtet e vendit tonë.    Së dyti një element i rëndësishëm është dhe norma e migrimit neto, e cila paraqet diferencën midis numrit të individëve që hyjnë në një vend me numrin e individëve që dalin nga vendi për një periudhë kohore prej një viti. Sipas statistikave nga The Ëorld Factbook,  Shqipëria ka përjetuar gjithmonë një normë negative të migrimit neto. Kjo tregon se në Shqipëri ka më shume emigrantë sesa imigrantë. Ky përbën një problem në aspektin e punësimit sepse mund të ndodhë që remitancat të shërbejnë si të ardhurat kryesore për familjet që kanë një të afërm të larguar. Kjo mund të cojë në rritjen e individëve të papunë në këto familje, duke dhënë rezultat në normën e papunësisë.Grafiku 2 Burimi: CIA, Ëorld FactbookNjë tjetër element shumë i përfolur në ekonominë shqiptare është dhe informaliteti. Tregu i punës është në mënyrë të pashmangshme i lidhur me këtë fenomen, dhe këtë e tregojnë shifrat. Nëse marrim në krahasim Shqipërinë me një vend fqinj të ngjashëm ekonomikshit, siç mund të jetë Maqedonia, atëhere do të shohim se kemi diferenca të theksuara. Arsyeja se pse u zgjodh Maqedonia, qëndron në faktin e përafërsisë së indikatorëve ekonomikë, gjë që dallohet dhe nga tabela e mëposhtme, e cila paraqet një krahasim të dy vendeve midis një sërë përcaktuesish ekonomikë për vitin 2016.Tabela 1 Burimi: CIA, Ëorld Factbook